Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të zëvendësojë eksportet e grurit ukrainas në Afrikë. Putin tha se Rusia është e aftë ta zëvendësojë edhe pa pagesë.
“Rusia do të vazhdojë përpjekjet e saj energjike për të ofruar furnizime me grurë, produkte ushqimore, plehra dhe mallra të tjera në Afrikë. Dua të jap garanci se vendi ynë është i aftë të zëvendësojë grurin ukrainas si në baza komerciale ashtu edhe pa pagesë”, tha Putin.
Në fillim të muajit, Rusia doli nga marrëveshja për grurin, pasi kritikoi se një marrëveshje lidhur me lejimin e eksportit të ushqimit dhe plehrave ruse nuk ishte respektuar.