Në mes të skandaleve të korrupsionit në Ukrainë, së fundmi është publikuar një video ku shihen 1 mln dollarë të fshehura në divanin e shtëpisë së ish zv ministrit Oleksandr Myronyuk. Nga sa raportohet në mediat ndërkombëtare, videoja mendohet të jetë publikuar gjatë gushtit, mirëpo ish zv ministri e ka mohuar që paratë të kenë qenë të tijat.
Ai është shprehur se paratë ia kishte dhënë hua një banor 86 vjeçar i Harkov, Eleonora Duminsh.
Kujtojmë se Ukraina prej disa ditësh ka nisur një valë hetimesh që kishin në qendër të vëmendjes administratat, zyrtarët dhe personalitetet, ndërsa autoritetet sigurojnë se lufta kundër korrupsionit është një përparësi po aq sa dhe lufta në aspektin ushtarak përballë Rusisë.
Në video-mesazhin e tij të përditshëm, Presidenti Zelensky tha se Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës, Byroja Shtetërore e Hetimeve, Zyra e Sigurisë Ekonomike dhe Zyra e Prokurorit kanë kryer dhjetëra hetime në rajone të ndryshme kundër zyrtarëve të korruptuar.
“Drejtësia do të vihet në vend,” tha ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shtoi se do të bëjë sa më shumë ndryshime personeli që të jetë e nevojshme për të parandaluar korrupsion dhe theksoi nevojën që ministria e mbrojtjes të jetë e ndershme.
#Ukrainian media have published footage of the August searches in the house of former Deputy Defense Minister Oleksandr Mironyuk. He is involved in a case on procurement fraud in the Defence Ministry. pic.twitter.com/ySn2I52AvL
— NEXTA (@nexta_tv) February 2, 2023