Tashmë kemi mundësi për të parë rrënojat e anijes më të famshme të Titanikut. Ditën e sotme janë publikuar skanime 3D të Titanikut, duke bërë të mundur që ajo të shihet sikur nuk është nën ujë.
Shpresa është se kjo do të hedhë dritë mbi atë që ndodhi saktësisht me anije, e cila u mbyt në vitin 1912. Më shumë se 1500 njerëz vdiqën kur anija goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju-Jork.
“Ka ende pyetje, pyetje themelore, që duhet të marrin përgjigje në lidhje me anijen”, tha Parks Stephenson, një analist i Titanikut, për BBC Neës.
Nëndetëset, të kontrolluara nga distanca nga një ekip në bordin e një anijeje të specializuar, kaluan më shumë se 200 orë duke vëzhguar. Ata morën më shumë se 700.000 imazhe nga çdo kënd, duke krijuar një rindërtim të saktë 3D.