Kur dikush që gjendet pranë nesh teshtin, automatikisht na vjen në mendje t’i themi “shëndet”. Përgjigjja që pason është gjithmonë “shëndet paç”.
Këto fjalë duket se janë një refleks dhe reagim automatik. Por, a e dini pse i themi natyrshëm këto fjalë, kushdo qoftë personi që teshtin?
Origjina e këtij urimi
Në aspektin historik, teshtima perceptohej si një shenjë ose paralajmërim nga perënditë. Në vitet 590 pas Krishtit, Papa Gregori i Madhërishëm e konsideronte teshtimën si shenjë e hershme që paralajmëronte murtajën apo epidemi të tjera të rrezikshme.
Për këtë arsye, ai urdhëroi që çdo i krishterë t’i përgjigjej tështimës me një bekim apo urim.
Në lashtësi, njerëzit besonin se tështima ishte një portë që lejonte shpirtrat e këqinj të pushtonin trupin dhe fjala “God Bless You”, në shqip “Zoti të bekoftë”, kishte aftësinë t’i mbante larg ata.