Pse po flitet kaq shumë për tanket dhe luftën në Ukrainë tani? Ka shumë arsye, mirëpo le të shohim më të rëndësishmet.
Në këto njëmbëdhjetë muaj lufte Rusia dhe Ukraina kanë përdorur kryesisht tanke të epokës sovjetike për pjesën më të madhe të luftimeve, si T-64 dhe T-72 . Janë mjete vdekjeprurëse, por janë gjysmë shekulli apo edhe më shumë, kanë mbetur prapa në aspektin teknologjik dhe shumë prej tyre tashmë janë shkatërruar.
Prandaj po kërkohen me kaq shumë ngulm tanket Leopard.
“Leopard 2 është një tank kryesor luftarak modern, i mbrojtur me sensorë të mirë. Ai ka mbrojtje të gjithanshme nga kërcënimet, duke përfshirë pajisjet shpërthyese të improvizuara, minat ose zjarrin antitank
Ata kanë karakteristika të ngjashme me Abrams amerikanë dhe Challengers britanikë, por për të njëjtën fuqi zjarri ata janë më të shpejtë dhe më të plehtë për t’u manovruar e për t’u furnizuar. Mbi të gjitha, tanket e prodhuara në Gjermani janë teorikisht të disponueshme në sasi të mëdha: mbi 2000 ekzemplarë të shpërndarë në arsenalet e 13 vendeve evropiane.
Gjermania është vendimtare në çështjen e tankeve Leopard. Kjo sepse ajo disponon shumicën e tyre dhe sepse, sipas kushteve të kontratës, licenca e saj e eksportit është gjithashtu e nevojshme për çdo vend që i ka dhe dëshiron t’i transferojë ato në një vend të tretë, si në rastin e Ukrainës.
Në total ka 350 tanke, por nuk dihet se sa prej tyre janë në Ukrainë.