Shpesh na ndodh që ëndrrat të cilat i shohim gjatë natës nuk mund t’i kujtojmë dot në mëngjes. Sado që tentojmë të rikthejmë në kujtesë edhe një fragment të vogël, sërish nuk ia dalim.
Gjatë pjesëve të ëndrrave nivelet e neurotransmetuesve të serotoninës dhe të noradrenalinës janë shumë të ulëta, gjë që me siguri ka ndikim në përpjekjet që sërish t’i kujtojnë ëndrrat.
Mirëpo po pse na ndodh të mos i mbajmë mend ëndrrat? Ëndrrat më së shpeshti janë plotësisht të palogjikshme, ndërkaq ngjarjet në to në asnjë mënyrë nuk janë të lidhura. Prandaj, kur përpiqemi që t’i kujtojmë, nuk mundemi të ndjekim ndonjë fill.