Imazhet, mendimet dhe emocionet që përjetohen gjatë gjumit përkufizohen si ëndërr. Ëndrrat mund të variojnë nga ato që janë më intensive ose emocionale në ato të paqarta e konfuze. Ende ka shumë zbrazëtira rreth ëndrrave dhe gjumit, por ajo që shkencëtarët deri më tani dinë është se pothuajse të gjithë shohin ëndrra sa herë që ne flenë.
Por, pse ndodh që ne të harrojmë ëndrrat?
Ne mund të harrojmë ëndrrat tona për shkak të ndryshimeve në nivelet e disa neurotransmetuesve, veçanërisht acetilkolinës dhe norepinefrinës, gjatë gjumit shkruan Verywell Mind.
Studimi tjetër përfshin një lidhshmëri mes kujtimit të ëndrrave dhe densitetit të lëndës së trurit në korteksin medial parafrontal (korteksi parafrontalkujtes është seksioni i korteksit frontal që shtrihet në pjesën e përparme të trurit, përpara korteksit paramotor.) Sipas studiuesve, personat me densitet më të lartë të lëndës së bardhë raportuan rikujtim më të lartë të ëndrrave.
Tematika e ëndrrave ndryshon nga njëri njeri tek tjetri.
Studiuesit kanë gjetur dallime midis burrave dhe grave në përmbajtjen e ëndrrave. Në disa studime, burrat raportuan se ëndërronin për armë shumë më shpesh sesa gratë, ndërsa gratë ëndërronin për veshje më shpesh sesa burrat. Një studim tjetër tregoi se ëndrrat e burrave priren të kenë përmbajtje dhe aktivitet fizik më agresiv, ndërsa ëndrrat e grave përmbajnë më shumë refuzim dhe përjashtim, si dhe më shumë biseda. Përveç kësaj, ‘Verywell’ thekson studimet që tregojnë se shumica e njerëzve raportojnë se ëndrrat e tyre janë me ngjyra, por afërsisht 12% e njerëzve pretendojnë se ëndërrojnë vetëm bardh e zi.
E kjo sipas studiuesve ka të bëj se shumica nga pjesëmarrësit në studim ishin më të vjetër dhe që i takonin periudhës kur televizioni ka qenë në ngjyrat bardhë e zi.