Kur arrijmë një sukses sado të vogël, qoftë një pozicion më shumë në punë, një biznes, disa prej miqve ose të afërmve tanë ndjehen xhelozë. Madje edhe urimet janë të thata dhe aspak të sinqerta.
Ka shumë arsye përpos xhelozisë, e cila nuk i lejon të gëzohen për suksesin tonë. Madje disa nisin edhe punën për të na e zbehur lumturinë e suksesit.
Ja disa arsye se pse miqtë largohen kur ne arrijmë një sukses.
– Xhelozia mund të lindë nga konkurimi mes dy njerëzve (mes jush dhe personit me të cilin jeni në garë).
– Pasiguri me aftësitë personale dhe cili është pozicioni i mikut/mikeshës në jetë. Nëse dikush ndihet 100% i sigurtë për aftësitë e tij, ai apo ajo nuk do të ndihet kurrë xheloz.
– Të pasurit nevojë: Nëse dikush ka nevojë, do të ndihet gjithnjë e më shpesh xheloz kur një person pranë tij përjeton suksese të konsiderueshme financiare.
– Thjesht, sepse është një person i lig dhe i papërmbushur dhe xhelozia i është bërë ves dhe e pamenaxhueshme…