Një studim ka vënë në pah një mënyrë mjaft efektive se si gratë mund t’i “shpëtojnë” diabetit. Studiuesit sugjerojnë se ata që ekspozohen ndaj dritës në orët para gjumit, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin. Çfarë do të thotë kjo? E thënë ndryshe, është mirë që gratë shtatzënë të qëndrojnë në një ambient me pak dritë për të paktën 3 orë para se të flenë gjumë.
“Drita gjatë natës mund të jetë një rrezik i panjohur për të pasur një ndërlikim të rëndë shtatzënie”, tha Dr Minjee Kim, autorja kryesore e studimit në Universitetin Northwestern.
Mendohet se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës shtyp nivelet e një hormoni të quajtur melatonin, prish orën e brendshme të trupit dhe ndikon në procese të ndryshme metabolike, të tilla si rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak.
“Ndonëse nuk mund ta provojmë nga ky studim vëzhgues, mekanizma të ngjashëm mund të luajnë rol te gratë shtatzëna”, tha Kim.