Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles më 6 maj në Londër po afrohet, por ndërsa Princi Harry ka zgjedhur të jetë pranë babait të tij, Meghan Markle ka plane të tjera për atë fundjavë. Ajo do të qëndrojë në Kaliforni për të festuar ditëlindjen e katërt të djalit të tyre, Princit Archie, me Princeshën Lilibet.
Kjo nuk është më spekullim, por u konfirmua nga një deklaratë zyrtare nga pallati. Çifti thuhet se e gjeti veten në një pozitë të vështirë pasi kurorëzimi përkon me ditëlindjen e djalit të tyre të madh, kështu që ata zgjodhën një kompromis, edhe pse Markle dhe Princi Harry janë kanë qenë të pandashëm në paraqitjet e tyre publike.
Marrëdhënia e Harrit me të atin u përkeqësua pas daljes së librit të tij autobiografik, por duket se princi 38-vjeçar zgjodhi të mos i priste lidhjet fare me familjen e tij. Ndoshta zgjedhja e tij për të marrë pjesë në kurorëzim ishte një gjest pajtimi me Charles.
Hera e fundit që Archie dhe Lili udhëtuan në Britani ishte në festimet e Jubileut platin të Mbretëreshës Elizabetë në qershor 2022. Kjo ishte vizita e parë e Lilibetit të vogël në atdheun e babait të saj.