SHBA mund të ketë luftuar “zhdukjen” e sundimit mbretëror britanik, por e kanë të pamundur që të “heqin qafe! magjepsjen e kanë amerikanët ndaj familjes mbretërore, aq më tepër me të pathënat që po nxjerrin në dritë princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle.
Harry dhe Megan kanë kundërshtarët e tyre në Amerikë, por ata janë shumë më pak në numër dhe shumë më pak të guximshëm sesa në Mbretërinë e Bashkuar. Në SHBA, historia e tyre se si ata u keqtrajtuan nga shtypi britanik dhe nga të afërmit më të afërt të Harry-t, janë pritur me simpati shumë më të madhe.
Nëse në Britaninë e Madhe meritokracia bazohet në radhën se si ke lindur, për amerikanët kjo është absurde madje edhe e pa shpirt.
Reagimi i SHBA ndaj vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II tregoi se ka dashuri dhe respekt për monarkinë, por kjo nuk është e njëjtë me pranimin me gjithë zemër të gjitha traditave dhe sjelljes së saj.
është më e qartë për amerikanët se familja mbretërore britanike është përfituese e pasurisë dhe privilegjeve të fituara gjatë një epoke të dominimit kolonial. Në një kohë kur SHBA po lufton se si të mësojë dhe kuptojë episodet më të errëta në të kaluarën e saj, saga e Sussex duket sikur mund të provokojë të njëjtin lloj llogarie në MB.
Në një vend kaq të mbushur me mosmarrëveshje raciale, ka një lloj inati te amerikanët të cilët kërkojnë llogari nëse qëndrimet dhe supozimet raciste, në shtyp si dhe brenda vetë institucionit mbretëror, kontribuuan në largimin e Dukës dhe Dukeshës.
Pamela Paul e argumenton kështu pëlqimin që kanë amerikanët për dyshen Harry-Meghan.
“Fakti që Sussex-ët hoqën dorë nga një vend që ata e karakterizojnë si anti-emigrant, të pushtuar nga racistët dhe të ngarkuar nga trashëgimia e kolonializmit, i bën amerikanët të ndihen më mirë për vendin e tyre”, shkruan ajo një artikull për The New York Times.
Gjithashtu, amerikanët janë të kënaqur se kur kërkonin lirinë, Sussex-ët zgjodhën të bënin shtëpinë e tyre të re në Amerikë, “toka e të lirëve”.
Një vend, që amerikanëve u pëlqen të besojnë, se secili mund të krijojë mundësitë e tij në një shoqëri të lirë nga strukturat klasore që ekzistojnë ende në Britani.
Megjithatë, përtej dashurisë, ka edhe kritika se dyshja “po ankohet shumë”.
“Në një moment së shpejti, Harry dhe Meghan duhet të fokusohen në diçka përtej ritregimit të gjendjes së tyre të vjetër pa pushim”, shkruan Vanity Fair.