Partia Socialiste do të mbyll fushatën elektorale. Të premten, socialistët do të stacionohen në dy qytete të tjera. Shkodra dhe Durrësi janë dy qytetet e zgjedhura për fushatën përmbyllëse të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet rreth orës 16.30, ndërsa në Durrës në orën 19.00 qytet i shumëkërkuar nga socialistët.
Në Tiranë fushata do të arrijë “kulmin”. Aty takimi do të mbahet në sheshin ‘Skënderbej’, ditën e enjten në orën 19.00.