Janë mbyllur provat zyrtare për Çmimin e Madh të Silverstone në Britani.
Provat e Britanisë, Sainz i Ferrarit mer pole-position për herë të parë në karrierë! I dyti Verstappen, ndjek Sainz i kokëkuqes. Piloti spanjoll Carlos Sainz ka siguruar për herë të parë në karrierë një pole-position ose vendin e parë të nisjes në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Silverstone, Britani. Menjëherë pas pilotit të Ferrari-t të dielën do niset kampioni Max Verstappen i Red Bull, ndërsa vendi i tretë shkoi për pilotin tjetër të kokekuqes Charls Leclerc. Vetëm vendi i pestë për Lewis Hamilton. Kujtojmë se kjo është gara e 10 për këtë sezon dhe renditjen për pilotë e udhëheq Max Verstappen me diferencë pikësh.