Vizita e planifikuar për javën e ardhshme të Monarku britanik Çarls III në Francë është shtyrë për shkak të klimës shpërthyese të krijuar nga protestat kundër rritjes së moshës së pensioneve. Lajmi është konfirmuar nga Sky News.
“Vizita do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur”, citon rrjeti britanik.
Ministri i Brendshëm i vendit Gérald Darmanin, nga ana e tij, kishte thënë se Franca ishte e gatshme të mirëpriste monarkun britanik pavarësisht protestave.
“Ne jemi tepër të përqendruar. Ne jemi gati ta mirëpresim atë me kushte të shkëlqyera,” i tha ministri CNews TV.
Mirëpo, pavarësisht kësaj deklarate, mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se burime nga Buckingham Palace kanë dyshime se protestat do të ndikojnë në vizitën e tij, prandaj kanë vendosur që ta bëjnë në një moment të dytë.
Large crowds have taken to the streets in Paris and other French cities in the first mass demonstrations since President Emmanuel Macron forced through a higher retirement age without a vote.
Latest: https://t.co/SN41q6oS84 pic.twitter.com/K8uIwOsNgB
— Sky News (@SkyNews) March 24, 2023