Thirrjen e Gjykatës së Lartë në SHBA për të dëshmuar lidhur me ngjarjet e 6 janarit në Kapitol Hill, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence e ka refuzuar. Nga Ajova teksa mbahen garat e para brenda partisë për zgjedhjet e vitit 2024 , Pence u shpreh se një dëshmi e tillë është jokushtetuese dhe e paprecedentë.
Prokurori i Posaçëm Jack Smith, i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë po heton përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Në 6 janar 2021 ditën kur ndodhi sulmi në Kongres, ish-presidenti amerikan Donald Trump i ushtroi presion Pence që të përmbyste rezultatin por ky i fundit nuk kishte kompetenca për ta bërë.
“Së pari më lejoni të jem i qartë, unë do ta kundërshtoj thirrjen e Departamentit të Drejtësisë që të paraqitem para jurisë së madhe sepse besoj se është jokushtetuese dhe e paprecedentë,” u tha Pence gazetarëve në Ajova.