Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar këtë të hënë sërish projektin e Portit të Durrësit dhe ka bërë thirrje urgjente që të bëhen publike pronarët fundorë të kompanive guackë.
Ish-Presidenti Meta, ka ngritur disa pyetje që sipas tij i janë dorëzuar Ministrisë se Infrastrukturës dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkohet të zbardhen detajet e plotë të projektet.
Meta hodhi akuza ndaj Ramës duke thënë se ai kërkon që të lë peng Shqipërinë edhe 50 vite të tjera, pasi sipas tij janë 3 miliard euro për tokën në portin e Durrësit që rrezikojnë.
Kreu i Partisë së Lirisë shton se vetëm transparenca e menjëhershme mund të qetësojë situatën.
“Është në interes që të bëjmë publik pronarët dhe mënyrën e këtij investimi të pretenduar. Është shumë e rëndë dhe e papranueshme dhe me pasoja të paparashikueshme ekonomike, luftën kundër pastrimit të parave, nëse kompania është e regjistruar në parajsat fiskale. Shqipëria nën trysnin e KE duhet të bëjë të ditur pronarët fundor të kompanive guackë. Shteti shqiptar kapitalizon 1.5 milion metër katror sipërfaqe trualli të portit të Durrësit. Do ishte pronë e koncesionarit sipas asaj marrëveshje. Pasuri e tillë nuk do jetë më pronë e shteti shqiptar. Në rast konflikti kjo zgjidhet vetëm në gjykata ndërkombëtare. Duhet të bëhen të dhënat publike se cilat janë përfitimet. Me këtë rast PL, i ka kërkuar ministrisë së infrastrukturës dhe Ramës, që të japin përgjigje këtyre pyetjeve brenda afateve. A është dhënë status investitor strategjik? Në memorandum nuk është përmendur Emmar Group. A parashikohet që prona publike të lihet kolateral? Kush janë masat që porti të mos sekuestrohet nga bankat vendase? Investimi sposton portin tregtar dhe cilat janë masat e marra që do funksionoje? Cila është kosto e portit të ri tregtar dhe kohëzgjatja? Ku do jetë vendndodhja e doganës së Durrësit? Porti tregtar si do ndërrohet apo me borxh? Cili është qëndrimi i BE për këtë projekt? A cënohet konkurrenca e lirë? Duhet të marrin përgjigje këto pyetje.” tha Meta.