Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Gjykatë, nën masa të rrepta sigurie, e ndërsa ka zgjedhur që të flasë për mediat shumë shkurt për mediat duke thënë thjesht “surreale”. Referuar mediave ndërkombëtare, ai nuk është aspak i zemëruar, por është në humor të mirë.
Trump, 76 vjeç, është i pari ish president që përballet me akuza penale. Ai u padit nga një juri e madhe e Manhattanit javën e kaluar për në një çështje që rrjedh nga një pagesë e parave në mënyrë të fshehtë në vitin 2016 për yllin porno Stormy Daniels, megjithëse akuzat specifike nuk ishin zbuluar ende.
Donald Trump ka shprehur dëshirën për të qenë në garë për presidencën në vitin 2024 dhe edhe në rast se do të dënohet, nuk e pengon atë që të kandidojë.