Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi është i bindur se Lionel Messi ndihet ‘i lumtur’ në Paris dhe do të qëndrojë edhe kur sezoni të përfundojë. Ylli argjentinas është përfolur se do të transferohet te skuadra e Inter Miamit në SHBA.
35-vjeçari ka qenë vendimtar për PSG në Ligue 1, e po ashtu edhe tek bardhëkaltrit me paraqitjen e tij. Kontrata atij i përfundon në verë, por e ka bërë të qartë se nuk do të diskutojë për të deri sa Katar 2022 të përfundojë.
Por Al-Khelaifi është i bindur se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do të largohet nga Parisi.
‘Ai ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në këtë sezon për ne, ka shënuar shumë gola dhe ka dhënë shumë asiste. Kemi rënë dakord që të flasim për të ardhmen pas përfundimit të botërorit. Por të dyja palët, klubi dhe lojtari jemi shumë të lumtur, kështu që do të flasim pas botërorit’, u shpreh Al-Khelaifi.
35-vjeçari ka realizuar 7 gola në 13 takime në kampionatin francez, ndërsa ka realizuar pesë herë në Ligën e Kampioneve.
Gjatë botërorit ka shënuar gol në takimet që Argjentina ka pasur ndaj Meksikës dhe Australisë, e po ashtu në humbjen surprizë ndaj Arabisë Saudite.
Mediat raportuan në nëntor se Mesi do të transferohej tek Inter Miami. Ai paguhet 1.4 mln euro në javë, por u përfol se do të ishte i gatshëm që të pranonte ulje rroge për t’u transferuar në Florida. E prapë, do të ishte futbollisti më i paguar në SHBA./ Klan News