Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta deklaroi Frenkie de Jong është një nga futbollistët më të rëndësishëm dhe klubi kurrë nuk ka dashur që ta shesë atë.
Për mesfushorin 25-vjeçar është shkruar se do të transferohet te Manchester United F.C., i cili drejtohet nga holandezi tjetër Erik ten Hag. Por numri 1 i klubit blaugrana e bën të qartë se lojtari është pjesë e rëndësishme e projektit të ekipit.
‘Ai është një nga shtyllat e skuadrës, ai është një nga talentet e rinj të mëdhenj dhe kemi besim se do të bëhet një nga liderët e Barcelonës. Unë kurrë nuk kam dashur që ta shesë Frenkin’, u shpreh presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. De Jong iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 nga Ajaxi.
Në këtë sezon, ai ka luajtur në 13 nga 14 sfidat e La Liga-s, ndërsa katalanasit janë në krye të renditjes. Presidenti i Barcelonës tha se dëshiron që kapiteni Sergio Busquets të qëndrojë deri në fund të sezonit.
Mesfushori ka qenë pjesë e katalanasve për 15 sezone dhe ka fituar 33 trofe. Gjasat janë që mund të transferohet tek Inter Miami në SHBA sezonin e ardhshëm./ Klan News