Manchester City mori një fitore të rëndësishme kundër Arsenalit me rezultatin 4-1 në “Etihad Stadium” dhe tani është vetëm dy pikë larg kryesuesve të Premier Ligës.
Për “Citizens” realizoi De Bryune dopietë, Stons dhe Haaland. Ndërsa për ekipin e Artetës realizoi Holding.
Skuadra e Pep Guardiolës ka dy ndeshje më pak se sa “topçinjtë” dhe mund të marrë kryesimin më 30 prill nëse fiton kundër Fulham. Për spanjollin, fati tani është në duart e Citisens.
‘Është në duart tona! Do të doja të kisha 6 pikë nga këto dy ndeshje, por ne duhet që t’i fitojmë ato. Unë mendoj se tre ndeshjet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme. Ka të bëjë me performancën tonë. Për të fituar ndeshjet e mbetura), varet nga ne. Kjo është mënyra më e mirë për t’i ruajtur shtatë ndeshjet e fundit që kemi për të luajtur’, u shpreh trajneri i City, Pep Guardiola.
Manchester City kërkon që të fitojë tripletë në këtë sezon, ndërsa është kualifikuar në finalen e Fa Cup si edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Ndërkohë kur trajneri i Arsenalit Mikel Arteta u pyet nëse duhet të fitojë pesë ndeshjet e mbetura, tha se ekipi duhet të bëjë gjithçka mirë se të rikthehet te fitorja.