Jeremy Doku udhëhoqi Manchester City në fitoren me goleadë 6-1 kundër Bournemouth në shtëpi në sfidën e javës së 11 të Premier Ligës. Belgu 21-vjeçar realizoi në minutën e 30 të lojës. Në vazhdim ai dha asistet në 2 golat e shënuar nga Bernardo Silva, Manuel Akanji dhe Phil Foden.
Rrjetën e gjashtë për vendasit e realzioi Nathan Ake. Goli i nderit për Bornemouth u shënua nga Luis Sinisterra. Ekipi i Guardiolës shkon në kuotën e 27 pikëve të grumbulluara.
Arsenali i Mikel Artetas pësoi humbjen e parë në këtë sezon në Premier Ligë. “Topçinjtë” u mundën në transfertë 1-0 nga Newcastle. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Anthony Gordon në minutën e 64, por rrjeta e tij shkaktoi polemika dhe pakënaqësi te londinezët.
“Magpies” shkojnë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Arsenali ka 24. Edhe Manchester United u rikthye te fitorja në Premier League.
Sfida ndaj Fulham ishte mjaft e vështirë për “Djajtë e kuq”, që e gjetën golin e fitores vetëm në shtesë me autor Bruno Fernandes. Në javën e 11 fitore morën edhe Brentford, Shefild Utd e Kristal Palase, ndërsa Everton barazoi me Brighton.