Tirana nuk do të ketë të disponueshëm për nisjen e sezonit portierin Gentian Selmani. Sfida e parë e bardhebluve për vitin futbollistik 2023-2024 do të një jetë derbi kundër Dinamos më 19 gusht.
Në minutën e 27 të lojës, portieri 25 vjeçar u dëmtua gjatë një përplasjeje me sulmuesin e skuadrës turke, Xhekson Muleka.
Selmani mbajti këmbën e majtë me dorë, ndërsa më pas u zëvendësua nga portieri Ilion Lika. 25-vjecari është nën kujdesin e stafit mjekësor të bardhebluve. Nga kontrolli i kryer rezultoi se lojtari ka një frakturë në kyçin e këmbës së majtë, ndërsa do të vendoset në vazhdim trajtimi i tij. Futbollistit do t’i duhen minimalisht 3 muaj që të rikuperohet.
Një goditje kjo për Tiranën, që këtë sezon ka si objektiv titullin kampion. Ndërkohë klubi bardheblu njoftoi se ekipi do të bëjë disa ditë pushim, e më pas do të rinisë përgatitjet për takimin ndaj bluve.