Tre gra janë gjatur të vdekura nga autoritetet austriake në një shtëpi publike në Vjenë. Oficerët filluan një operacion në shkallë të gjerë në vend, ndërsa trupat e tre vajzave të reja u gjetën në lagjen Brigittenau të kryeqytetit austriak. Sipas autoriteteve ato dyshohet se janë vrarë me thikë. Një 27 vjeçar, që mbante një thikë është arrestuar me dyshimin për kryerjen e vrasjeve.
Nuk është dhënë asnjë motiv për vrasjet dhe i dyshuari është ende duke u marrë në pyetje. Shtëpia publike është në lagjen e 20-të të Vjenës, një nga më të varfrat e qytetit. Ndërkaq në një tjetër rast, një grua dhe vajza e saj 13 vjeçare u gjetën të vdekura në një apartament në Vjenë të premten. Bashkëshorti i saj është i dyshuari kryesor.
Shoqata austriake e grave regjistroi 26 vrasje vitin e kaluar dhe debati është ndezur në vend e në të gjithë Evropën mbi vrasjen e grave, shpesh nga partnerë ose ish-partnerë.
Qeveria austriake ka premtuar disa masa, duke përfshirë rritjen e fondeve për organizatat që ndihmojnë viktimat e dhunës. Megjithatë, OJQ-të thonë se qeveria nuk po bën sa duhet për të ndaluar vrasjet. Midis viteve 2010 dhe 2020, 319 gra janë vrarë në Austri.