Policia në Suedi i ka arrestuar të dielën dy persona dhe i ka ndaluar rreth 10 të tjerë, pas trazirave të dhunshme që kanë shpërthyer në një protestë ku është djegur Kurani, kanë njoftuar autoritetet.
Protestat e organizuara nga refugjati irakian Salwan Momika kanë nxitur zemërim të madh në Lindje të Mesme.
Ai ka organizuar protesta për ta djegur Kuranin.
Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si libër të shenjtë dhe dëmtimin e qëllimshëm të tij e shohin si fyerje të madhe që meriton ndëshkim të rëndë./REL