Beteja ligjore me Amber Heard mund ta ketë privuar Johnny Depp nga pjesëmarrja në produksione filmike dhe projekte të tjera, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me ish-bashkëshorten e tij.
Megjithëse gjykata i dha të drejtë aktorit dhe i quajti pretendimet e Amber Heard për dhunën në familje “të rreme dhe shpifëse”, ylli i “Pirates of the Caribbean” jo vetëm që humbi rolin e tij si “Jack Sparrow”, por u detyrua edhe që të largohej nga “Bishat fantastike “, me kërkesë të gjigandit Warner Bros.
Megjithatë, kompania prodhimit të filmit nuk mbajti të njëjtin qëndrim ndaj Amber Heard, pasi aktorja do të marrë pjesë edhe në filmin e ri “Aquaman: The Lost Kingdom” i cili do të shfaqet në dhjetor 2023.
Nuk është për t’u habitur, sepse menjëherë pasi u publikua lajmi për rikthimin e Amber Heard në film, fansat e yllit vërshuan në Twitter me komente ku shprehën pakënaqësinë ndaj produksionit të Warner Bros ku shumica thanë se nuk do ta shohin filmin!