Sipas një studimi më të ri, mënyra më e sigurt dhe më e këndshme që na “bind” të veshim veshjet sportive dhe ushtrimet fizike është ta bëjmë këtë me shoqërinë.
Shkencëtarët e Universitetit Kean sugjeruan që individë gjithnjë e më aktivë të ndjekin veprimtari shoqërore që rritin ndërveprimin.
Pas analizimit të të dhënave, duke përfshirë edhe akademinë ushtarake amerikane, ajo që ata vërejtën ishte se individët më pak aktivë që bashkëvepronin me ata që praktikonin rregullisht ndiheshin më të motivuar për të ushtruar. Megjithatë, ata që ishin më pak të shoqërueshëm përfunduan duke ushtruar më pak.
Nuk është e vështirë ta kombinosh fizkulturën me një mbledhje me miqtë, edhe nëse nuk janë veçanërisht tipa atletikë, përveç ndonjë programi fitnesi, të shkosh së bashku për të ecur në një distancë të gjatë është zgjidhje e mirë.