DASHI
Gjatë orëve në vijim do të ketë një rikuperim në dashuri për ju, por do të ketë edhe probleme në punë që do t’ju duhet t’i menaxhoni. Të gjitha këto për shkak të Saturnit dhe Jupiterit kundër njëri-tjetrit. Sidoqoftë, mos u shqetësoni: gjërat do të zgjidhen në mënyrën më të mirë më shpejt nga sa mund ta imagjinoni.
DEMI
Yjet do të jenë në anën tuaj në dashuri: do të jeni në gjendje të bëni zgjedhje ose të flisni me personin që ju intereson dhe keni një shans të mirë. Sa i përket punës, ka mundësi të mira, edhe ndryshime. Mundohuni të mos lodheni shumë gjatë këtyre orëve të marsit.
BINJAKËT
Të dashur Binjakë, e mërkura do të jetë për t’u jetuar me shumë pozitivitet. Do të ndjeni dëshirën e fortë për t’u rikthyer në lojë. Saturni mund t’ju krijojë shumë shqetësime në punë.
GAFORRJA
Do të jetë një ditë rikuperimi dhe në dashuri do të ndiheni më magjepsës se zakonisht. Rekomandohet që mos i nënvlerësoni as takimet e reja, ato mund të lindin emocione të bukura. Për sa i përket punës, duhet të rikuperoni më shumë qetësi.
LUANI
Ju pret një ditë disi e komplikuar përsa i përket dashurisë dhe ndjenjave, në përgjithësi. Do ju duhet të përballeni edhe me disa konflikte në punë por me vullnet të mirë do arrini të zgjidhni gjithçka. Mos u shqetësoni.
VIRGJËRESHA
Ju pret një ditë shumë e mirë për dashurinë, veçanërisht për zemrat e vetmuara. Në çift përpiquni të jeni racional dhe të qetë. Për sa i përket punës, do të filloni të shihni frytet e asaj që keni mbjellë gjatë javëve të fundit.
PESHORJA
Po kaloni një javë të mirë për ndjenjat: dashuria më në fund po ngrihet dhe po sjell emocione të mëdha. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje financave.
AKREPI
Në horizont po shfaqen probleme për ju në dashuri, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një histori e fundit. Sa i përket punës, angazhimet po rriten.
SHIGJETARI
Ju pret një ditë disi e qetë, në të cilën do të ketë disa probleme për t’u zgjidhur edhe në dashuri. Sa i përket punës, ka shumë për të bërë. Ende nuk ka përgjigje…
BRICJAPI
Gjatë orëve të ardhshme do t’ju duhet të lini veten pak më lirshëm se zakonisht. Në dashuri është një kohë e mirë për lidhje të reja. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje çështjeve ekonomike.
UJORI
Ju pret një ditë plot ngjarje në dashuri. Përpiquni të shmangni diskutimet e kota që mund të degjenerojnë në sherr. Puna? Mundohuni të mos i bëni keq vetes.
PESHQIT
Hëna do të jetë në opozitë dhe mund të lindin disa diskutime apo ankthe që duhet t’i mbani nën kontroll. Për sa i përket punës, është mirë të bëni sa më pak për të shmangur gabimet e shkaktuara nga nervozizmi.