Më shumë se 40 minatorë artizanalë të arit u vranë në Malin jugperëndimor. Boshti ku ata po punonin u shemb duke i zënë poshtë. Incidenti në Mali ndodhi të premten në një vend në Kangaba Cercle në rajonin jugperëndimor të Koulikoro. Sipas zëdhënësit të ministrisë së Shëndetësisë, Baye Coulibaly numri i viktimave është ende i pacaktuar dhe mund të rritet. Coulibaly pohon se “Gold Panner“ kanë gërmuar ne galeri pa respektuar standardet e kërkuara, duke shkaktuar kështu aksidentet.
“Ministria do të dërgojë perforcime në zonën Kangaba të enjten për të marrë më shumë detaje mbi aksidentin”, tha ai.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se minierat artizanale janë një aktivitet i zakonshëm në pjesën më të madhe të Afrikës Perëndimore. Prodhimi është rritur vitet e fundit për shkak të kërkesës për metale dhe rritjes së çmimeve.
Aksidentet vdekjeprurëse janë të shpeshta pasi minatorët artizanal përdorin metoda të vjetra per gërmimin. Sipas të dhënave të ministrisë së minierave, rreth gjashtë ton ari u prodhuan në miniera artizanale në Mali në vitin 2023.