Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e 16 shkurtit në Franscineto të Italisë gjatë orarit të punës.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktimës, i quajtur Edison Malaj, i ka rënë sipër një pllakë betoni.
Pllaka po transportohej nga vinçi’ por fatkeqësisht u shkëput dhe e goditi punëtorin shqiptar në kokë.
Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.