Kur hyjmë në det për të notuar duhet të jemi të vëmendshëm vetëm ndaj kandilave të detit dhe gaforreve, por edhe ndaj pleshtave. Ata janë parazitë që jetojnë të varur në ujë dhe që shtyhen nga rrymat detare në plazhe, të cilët mund të na pickojnë.
Por, çfarë janë pleshtat e detit?
Pleshtat e detit janë krustace të vogla që jetojnë në breg dhe rërë. Ata janë parazitë aktivë në plazh të cilët mbërrijnë duke pushtuar bregun dhe pastaj zhduken. Pleshtat mund të mbërthejnë këmbët, dhe nuk shkaktojnë simptoma serioze, përveç një kruajtjeje dhe flluskash të bezdisshme.
Çfarë duhet të bëni në rast të pickimit?
Në rast të kafshimit të pleshtave të detit, lani menjëherë zonën e prekur dhe më pas vazhdoni ta dezinfektoni me ujë të ftohtë dhe sapun antiseptik. Kini kujdes, sepse parazitët mund t’i ngjiten lëkurës dhe kostumit.