Italia tashmë po zbaton një plan në platformën kundër piraterisë dhe vetëm në muajin e parë ka bllokuar 528 adresa IP ose ndryshe 500 përdorues të paligjshëm.
Këto adresa janë përdorur nga shpërndarës jo të ligjshëm. Dita me bllokimet më të shumta (410 në total) ishte 10 shkurti, që përkon saktësisht me ndeshjen Roma-Inter.
Këto janë të dhënat e para zyrtare. Platforma italiane kundër piraterisë mundëson që bllokimi të zbatohet brenda 30 minutave nga raportimi nga transmetuesit që mbajnë të drejtat.
Një ndihmë të madhe po jep dhe Guardia di Finanza që është në ndjekje të vazhdueshme të pagesave. Synimi është të sanksionojnë edhe personat që përdorin lidhje të paligjshme për të ndjekur garat. Në javët në vijim do të vendosen dhjetëra e qindra gjoba.