Është data 1 e muajit korrik dhe mund të jenë konfuzë për planifikimin tuaj mujor, për shkak të gjithë shpenzimeve dhe llogarive që duhet të bëni.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla për planifikimin mujor:
Bëni një inventar të pazareve dhe një plan për ditët në vazhdim.
Duke planifikuar ditët tuaja, do të fitoni më shumë qetësi. Do të mund të keni kohë për veten, familjen dhe punën. Mbajtja e një ditari me vete do t’ju vlejë shumë për ta mbyllur me sukses këtë vit.
Rregulloni rrobat në dollap, dhe hiqni ato që nuk vishni
Mbase mund të jetë puna më pak argëtuese, por selektimi i tyre do t’ju ndihmojë të jeni më të qetë dhe më të organizuar, pasi nuk do t’ju duhet më të kërkoni se çfarë të vishni në mëngjes.
Kontrolloni sa para keni
Asnjëherë mos harroni të kontrolloni sa para ju kanë ngelur në llogari. Në këtë mënyrë do të mund të bëni blerje të nevojshme dhe të anashkaloni të gjitha gjërat që mund t’i merrni në një moment të dytë.
Planifikoni të gjitha faturat
Mos harroni të paguani fatuarat tuaja. Duke nisur nga ajo e cila kushton më shumë, do t’ju ndihmojë që pjesën e mbetur të parave ta shpenzoni për gjërat e duhura.