Përleshje të ashpra pati gjatë natës në Dublin, pas sulmit me thikë në një afërsi të një shkolle ku mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre tre fëmijë të vegjël.
Disa media lokale shkruajnë se autor dyshohet se është se një emigrant algjerian megjithëse, policia nuk ka konfirmuar ende identitetin e të arrestuarit, një burrë rreth të 50-tave. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por nuk përjashtohet mundësia që sulmi të ketë ndodhur për motive terroriste.
Pas ngjarjes një grup protestuesish anti-emigrantë u përplasën me efektivët e policisë duke i kthyer rrugët e kryeqytetit irlandez në një arenë lufte.
Demonstruesit të cilët mbërritën në vendngjarje pranë në sheshin Parnell East pranë rrugës së frekuentuar O’Connell, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rënd ndezën fishekzjarrë dhe i vunë flakën disa automjeteve. Për të larguar protestuesit, uniformat blu përdorën shkopinjtë.
Ministrja e Drejtësisë Helen McEntee bëri thirrje për qetësi, duke shprehur shqetësimin se një fraksion i dhunshëm po shfrytëzon ngjarjen për të krijuar kaos. Ajo dënoi ashpër sulmet ndaj oficerëve të rendit. Në përgjigje të situatës kryeministri i vendit njoftoi rritjen e numrit të oficerëve të policisë.