Është arrestuar Klered Bozhanaj, 42 vjeç, autori i plagosjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Edlir Alleshi një ditë më parë në Tiranë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, me të cilën u plagos efektivi.
“Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:
Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit”, njofton policia.