A pini qumësht? Nëse po, kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj! Kjo sepse është zbuluar që qumështi ka aftësi më të mira për hidratim sesa uji. Po, po, kjo është e vërtetë. Qumështi është më hidratues e uji. Kjo për disa arsye.
Së pari sepse qumështi përmban laktozë, disa proteina dhe pak yndyrë, të cilat të gjitha ndihmojnë në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku dhe për të mbajtur hidratimin për një periudhë më të gjatë.
Qumështi gjithashtu ka natrium. Sipas ekspertëve, natriumi vepron si një sfungjer dhe mban ujin në trup, që përkthehet në më pak urinë të prodhuar.