Të gjithëve na pëlqen gjatë verës të konsumojmë pije të ftohta, mundësisht me shumë akull brenda. Koka kola, birra, sidomos e ftohtë, dhe pije të tjera edhe me përbërje frutash i shohin si ideale për freskinë gjatë verës.
Mirëpo duhet të dini se disa prej tyre duhet t’i shmangim.
Alkooli
Kur është shumë nxehtë, mendojmë se një gotë verë roze, për shembull, është ideale për të na freskuar. Megjithatë, alkooli është diuretik dhe na dehidraton, ndaj është mirë ta shmangim atë.
Pije freskuese dhe lëngje/pije me sheqer
Kur një pije ka sheqer, na bën të kemi etje në vend që të na i shuajë atë. Pra, nuk bën për ditët e nxehta.
Pije të ngrira
Sado e çuditshme të duket, pijet e ftohta nuk na shuajnë etjen, por na bëjnë më të etur. Kur një pije është plot me akull, atëherë trupi ynë duhet të bëjë shumë përpjekje që të jetë në gjendje të balancojë temperaturën e trupit në mes të të nxehtit, kështu që përfundimisht na ngroh.
Milkshake
Shumë e shijshme edhe pse e pasur me kalori. Për shkak se kanë shumë sheqer dhe shumë kuba akulli, nuk na shuajnë etjen por na bëjnë të etur. Prandaj duhet t’i shmangim ato.