Një deputet turk u rrëzua në sallën e parlamentit, pasi pësoi një atak në zemër në fund të një fjalimi parlamentar ku ai tha se Izraeli nuk do t’i shpëtonte zemërimit të Allahut.
Hasan Bitmez, 53 vjeç, nga Partia Konservatore Felicity, mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit turk, tha shprehimisht: “Mund të fshihemi ndoshta nga ndërgjegjja jonë, por jo nga historia. Ju nuk do t’i shpëtoni zemërimit të Allahut.”
Menjëherë pas fjalimit, Bitmez u rrëzua përtokë në podium. Deputetët vrapuan për t’i ardhur në ndihmë Bitmezit.
Sipas ministrit turk të Shëndetësisë Fahrettin Koca, Bitmez u shtrua në spital dhe gjendja e tij ishte jashtëzakonisht kritike dhe e rëndë.