Dy helikopterë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përplasën mbi Kentaki gjatë një misioni stërvitor. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënëse e Ushtrisë. Sipas mediave vendase, raportohet se kjo përplasje ka shkaktuar disa viktima por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve.
Incidenti ndodhi në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme dy ekuipazhe të ushtrisë amerikane po fluturonin me helikopterë të llojit HH60 Blackhawk.