Brazili po kalon orë të vështira si pasojë e përmbytjeve të mëdha. Në San Paolo ka shkuar në 40 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave. Autoritete lokale kanë raportuar se dhjetëra persona janë zhdukur dhe raportohet se numri i viktimave mund të rritet akoma më shumë.
Guvernatori i shtetit Tarcisio de Freitas ka akorduar një fond prej 1.5 milionë dollarësh për të ndihmuar autoritetet të përballojnë fatkeqësinë. Si pasojë e reshjeve të mëdha dhe përmbytjeve, porti më i madh i Amerikës Latine në Santos u mbyll pasi shpejtësia e erës tejkaloi 55 km/h dhe dallgët u ngritën në mbi një metër.
Vitin e kaluar, shiu i rrëmbyeshëm në qytetin juglindor të Petropolis në Brazil vrau më shumë se 230 njerëz.