Të paktën dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë të zhdukur pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në Kili. Rrugët u blokuan në qendër të qytetit duke sjellë një situatë të vështirë, çka çoi edhe në evakuimin e banorëve. Të paktën 419 njerëz mbetën të pastrehë dhe 1,002 të tjerë u evakuuan në vende të sigurta. Pjesë të ndryshme të qytetit port të Valparaiso u prekën nga përmbytjet.
Përpos përmbytjeve disa vende të botës po përballen me temperatura ekstreme. Një rekord i valës së të nxehtit ka mbërthyer Teksasin, Luizianën dhe Meksikën ku temperatura llogaritet të jetë të paktën pesë herë më shumë se normalja, për shkak të ndryshimeve klimatike. Temperaturat në Meksikë kanë arritur mbi 48°C. Më shumë se 40 milionë njerëz në SHBA, duke përfshirë ata që jetojnë në qytetet e Teksasit, Houston, San Antonio dhe Austin, janë paralajmëruar për nxehtësinë që pritet të godasë vendet.
Disa pjesë të Australisë janë përballur reshje shiu prej muajsh. Llogaritet të kenë rënë afro 30 mm shi në 24 orë, ndërsa temperatura maksimale e së hënës mezi arriti 25 C – katër gradë më e ftohtë se një ditë e zakonshme qershori në qytetin bregdetar Kimberley.