Rezidenca e George dhe Amal Clooney në Berkshire është përmbytur. Shkak është bërë lumi që kanë afër shtëpisë së tyre, i cili del shpesh herë nga shtrati.
Fusha e tenisit, veranda dhe pjesa më e madhe e lëndinës së bukur që kanë përballë shihen në pushtetin e ujit. Dhe më interesante është se çifti ka kryer një investim prej miliona euro për rregullimin e vilës, pasi edhe më herët ishte përmbytur nga uji.
Kjo përmbytje vjen në një kohë kur Në Mbretërinë e Bashkuar po vuan prej kushteve të jashtëzakonshme të motit.