Një grua nga Rhode Island gjeti një perlë në molusqe që iu servir në një restorant. Perla përfundoi duke u bërë unaza e saj e fejesës.
Sandy Sikorski dhe Ken Steinkamp thanë se po darkonin në The Bridge Restaurant dhe Raë Bar në qendër të qytetit Ëesterly në dhjetor 2021.
“Kur shijova këtë molusk po mendoja, “Çfarë dreqin është kjo?” Pra, e marr dhe e pështyj në tavolinë, në dorë, dhe kunata ime më thotë, ‘A është ky një dhëmb?'”, tha Sikorski.
Kunata e Sikorskit, një entuziaste e bizhuterive, shumë shpejt mendoi se objekti ishte një perlë 9.8 milimetra. Marc Fishbone nga Black Orchid Jewelers ekzaminoi objektin dhe konfirmoi dyshimet.
“Ai tha se quhet një perlë Mercenaria, e cila është një lloj molusku i kafshës së vogël, që e bën atë që duket si një perlë e vogël. Është bërë nga i njëjti material, kalciti dhe një mineral tjetër në të dhe duhen vite e vite për t’u rritur”, tha Sikorski.
Sikorski dhe Steinkamp ranë dakord që nëse do të vendosnin ndonjëherë të martoheshin, nga perla do ta bënin një unazë fejese. Ky plan u realizua kur Steinkamp propozoi 8 korrikun, duke përdorur një unazë që Fishbone kishte modeluar me perlën si gur.
Çifti e organizuan fejesën duke u kthyer sërish në restorantin ku gjetën perlën.