Make up artisti i njohur Henri Gjata ka folur për eksperiencën me konkurrentët dhe për një nga look-et e tij më “ikonike” të Big Brother, që janë flokët bjond të Luiz Ejllit.
Gjata tha se Luizi ka qenë pro eksperimenteve me flokët e tij dhe këtë nuk ka hezituar që ta bëjë në asnjë moment.
“Sa i përket Luiz Ejllit, i cili vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve, si nisi e gjithë gjëja?”
“E menduam, e diskutuam me Sezerin dhe më pas ia thamë edhe Luizit i cili pranoi menjëherë. Ai tha po, madje edhe për ngjyrat e tjera të flokëve ishte dakord. Kohët e fundit më kanë thënë që je bërë bjond prej Luizit ndërkohë që unë kam vite me këto flokë.(qesh)”- u shpreh ai.