Mbrëmja e kësaj të marte bëri bashkë në Tiranë liderët e partive politike të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Edi Rama.
Takimi nisi në orën 19:30 në vilën qeveritare në kryeqytet, e ndërsa u mbyll rreth orën 22:00. Në përfundim të takimit, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga tryeza, ku nuk ka shkruar asgjë se për çfarë u diskutua po ka pasur një urim.
“Gëzuar! Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët”, ka shkruar Rama.
Të pranishëm ishin Afrim Gash inga partia “Alternativa”, Menduh Thaçi nga PDSH, Arben Taravari nga Aleanca dhe Ali Ahmeti nga BDI, ndërsa ftesës i është përgjigjur negativitisht vetëm Bilal Kasami nga lëvizja Besa, me argumentin se kjo darkë i shërben vetëm interesave të BDI-së, pasi kjo forcë ndodhet në një krizë të brendshme, me funksionarë të lartë të partisë që kanë dalë kundër ekzekutivit.