Një granatë e pashpërthyer u hoq nga kraharori i një ushtari ukrainas në kirurgji. Duket e pavërtetë, mirëpo lajmi është konfirmuar nga zëvendës ministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maliar.
“Punonjësit mjekësorë ushtarakë kryen një operacion për të hequr një granatë VOG, e cila nuk shpërtheu, nga trupi i ushtarit,” shkroi Maliar në një postim në Facebook.
Ajo postoi një imazh të rrezeve X në të cilën bomba shihet brenda trupit të ushtarit dhe një fotografi të një kirurgu që vëzhgon granatën pas operacionit.
Operacioni u krye pa përdorur elektrokoagulation (një metodë e kontrollit të gjakderdhjes gjatë operacionit) sepse “granata mund të shpërthente në çdo kohë”.
Maliar vuri në dukje se dy çminues ishin të pranishëm gjatë operacionit për t’u siguruar se operacioni ishte kryer në mënyrë të sigurt.
Si ka përfunduar ajo granatë aty, nuk dihet…