OKB ka paralajmëruar se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi , dhe bombardimet e saj ndaj porteve vendimtare, do të komplikojë krizën.
“Tani kemi qenë dëshmitarë të një goditjeje të mëtejshme për sigurinë globale të ushqimit, pasi Rusia, për të katërtën ditë radhazi, goditi portet e Detit të Zi të Ukrainës në Odesa, Chornomorsk dhe Mykolaiv me raketa dhe drone, duke shkatërruar infrastrukturën kritike të portit, objektet dhe furnizimet me drithëra,” -u shpreh Rosemary DiCarlo, shefja e Çështjeve Politike të OKB .
Ajo dënoi ashpër sulmet dhe kërkoi nga Rusia ndalim të menjëhershëm të tyre.
Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths e cilësoi përfundimin e marrëveshjes së grurit nga Rusia si “jashtëzakonisht zhgënjyese”.