Uthulla e bardhë e distiluar ka veti të jashtëzakonshme për t’i mbajtur rrobat të pastra dhe për të ruajtur ngjyrën e tyre. Ajo mund të shërbejë gjithashtu si zbutës rrobash dhe shmang alergjitë nëse e hidhni në lavatriçe së bashku me detergjentin larës.
Për t’u rikthyer bardhësinë rrobave, që në gjuhën e përditshme themi se janë “strëngur”, këshillohet t’i lini në një enë me ujë të ngrohtë dhe uthull gjatë gjithë natës dhe në mëngjes t’i vendosni në lavatriçe në procesin e zakonshëm të larjes.
Uthulla ka aftësi gjithashtu të largojë njollat që mbeten në rroba, për shembull ato nga deodoranti.
Vendosni pak uthull të bardhë në pjesën e njollës dhe fërkojeni atë. Përveç se do të heqë njollat, uthulla do të luftojë edhe mikrobet që mund të ndodhen në bluzë. Uthulla mund të heqë edhe njollat shumë të vështira, si ato të shkaktuara nga zifti.