Një burrë që u pagua 1000 dollarë për të vrarë një grua nga Alabama më shumë se 30 vjet më parë u vra me gaz të pastër azot, një ekzekutim i parë në llojin e tij që vendosi përsëri Shtetet e Bashkuara përballë debatit mbi dënimin me vdekje.
Kenneth Eugene Smith, 58 vjeç, thithi gazin përmes një maske për të shkaktuar mungesë oksigjeni. Kjo shënoi herën e parë që një metodë e re ekzekutimi u përdor në SHBA që nga viti 1982, kur u prezantua injeksioni vdekjeprurës dhe më vonë u bë metoda më e zakonshme.
Ekzekutimi zgjati rreth 22 minuta. Smith, për të paktën dy minuta, dridhej dhe përpëlitej. Frymëmarrja e tij nisi të rëndohej, derisa ndërroi jetë.
Ai bëri shenjën “Të dua” me duar drejt anëtarëve të familjes që ishin dëshmitarë. “Faleminderit që më mbështetët. Dashuri, ju dua të gjithë ju”, tha Smith.