Reshjet e rrëmbyeshme të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në Serbi dhe Bosnje, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në shumë zona të premten, me shiun që pritet të vazhdojë në ditët në vijim.
Në Serbi, 1300 shpëtimtarë dhe 22 varka u vendosën për të evakuuar dhjetëra njerëz në vende të ndryshme, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Pranë qytetit jugperëndimor të Kraljevës, një lumë çau urën. Në Serbinë qendrore, u evakuuan 12 njerëz nga shtëpitë e tyre në Kragujevac për shkak të daljes së lumit Lepenica nga shtrati.
Lumenjtë vërshuan edhe në Bosnjën lindore. Autoritetet në qytetin verilindor të Tuzlës shpallën gjendje emergjente në të gjithë rajonin e tyre pasi njerëzit u detyruan të linin shtëpitë e tyre në shumë qytete dhe fshatra.