Paul Pogba mund t’i thotë ‘lamtumirë’ Juventusit. Me vetëm 10 paraqitje, tregoi se Pogba në këtë sezon nuk ishte në formën e tij më të mirë.
Siç publikohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Pogba nisur të kontaktojë me Al Ahli, që mund të jetë shtëpia e tij e re. Skuadra arabe është gati të vendosë në tavolinë një ofertë: 100 milionë euro neto për tri vitet e ardhshme.
Rafaela Pimenta, përfaqësuesja ligjore e francezit, ka marrë propozimin e Al Ahli, por klubi kërkon garanci për gjendjen fizike të Pogba.